Pothuajse i gjithë sistemi financiar i vendit është prekur nga pasojat që shkaktoi karantinimi në periudhën Mars dhe Prill të këtij viti.
Aktiviteti i sektorit bankar, tregut të sigurimeve dhe fondeve të investimit është ngadalësuar duke reflektuar rënie të të ardhurave në të gjithë degët e kësaj industrie.
Në një mbledhje të Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar, me pjesëmarrjen e ministres së Financave, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, u konstatua se pavarësisht rihapjes së aktivitetit ekonomik, efektet e pandemisë mbi konsumin dhe investimet kanë dhënë goditje dhe në sektorin financiar.
?Është vënë re një ngadalësim i aktivitetit të ndërmjetësimit financiar të sektorit bankar, rënie e primeve të shkruara bruto në tregun e sigurimeve dhe pothuaj ndalim i rritjes së aktiveve neto në veprimtarinë e fondeve të investimit?.
Megjithatë, Grupi i Stabilitetit Financiar shprehet se nuk ka rrezik për faliment të ndërmarrjeve në këtë sektor.
?Sistemi financiar është i qëndrueshëm dhe situata financiare mbetet e mirë. Ky vlerësim reflekton zhvillimet pozitive në treguesit e sistemit financiar përpara shfaqjes së pandemisë?.
Në përfundim të mbledhjes, të gjithë institucionet pjesëmarrëse ranë dakord se sistemi financiar duhet të ndihmojë për nxjerrjen e bizneseve nga kriza e likuiditetit, ndërsa konstatoi se funksionimi i huave përmes skemave të garancive sovrane duhet të jetë më i shpejtë, por pa prekur qëndrueshmërinë e bankave.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/